Prapaskena

Krim & Korrupsion

Exit-Polli i Baton Stanishiqit: LVV 37 %. Rezultati i zgjedhjeve: LVV 42 %. Del sërish zbuluar matrapazi i sondazheve

Publikuar: 10/02/2025

Sekseri i oligarkëve në Shqipëri dhe Kosovë, Baton Haxhiu, i njohur si Baton Stanishiqi, bashkëpunëtor i sebëve me baba, gjysh e stërgjysh, është damkosur edhe një herë si matrapaz sondazhesh me pagesë. Kur Erion Veliaj e akuzoi disa muaj më parë Baton Haxhinë se fabrikonte sondazhe me pagesë, analisti mohoi akuzat. Por zgjedhjet në Kosovë e kanë certifikuar edhe një herë si fabrikues sondazhesh Baton Haxhiun, pjesë e dosjes së korrupsionit të Ilir Metës.

Sapo nisi numërimi i votave, Baton Haxhiu bëri publik Exit Poll-in e tij për zgjedhjet e 9 shkurtit ekskluzivisht në televizionin T7. Sipas Exit Poll-it të Batonit Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 37%, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 20%, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 23 % dhe Lista për familjen sipas exit-poll nuk e ka kaluar pragun. Sipas Baton Haxhiut, marzhi i gabimit nuk mund të jetë më shumë se 1.5 %.

Exit Poll-i i Baton Haxhiut u konfirmuar si fabrikim sot në mëngjes. Sipas rezultatit zyrtar, Lëvizja Vetëvendosja kryeson me 42 %, PDK vjen e dyta me 22,31%, LDK me 17,58%, AAK-Nisma me 7,60%, Lista Serbe me 4,01% dhe Koalicioni për Familje me 2,3%. Exit Poll-i i Baton Haxhiut është fabrikuar nga ky i fundit kundër Vetëvendosjes për interesat korruptive të oligarkëve, të cilëve Albin Kurti u ka hequr duart nga buxheti dhe pasuria e Kosovës.

Hetimet e SPAK zbuluan që Baton Haxhiu ishte pjesë e pastrimit të parave nga Ilir Meta në bashkëpunim me oligarkët. Një vilë në Golem që Meta e kishte blerë për 60 mijë USD dhe e kishte shitur fiktivisht për 300 mijë euro, ka përfunduar në pronësi të Baton Haxhiut. Ka dyshime se Haxhiu kamuflon pasuri të paligjshme të Ilir Metës.

Publikimi i listës së pagave zbuloi se Baton Haxhiu paguhej me 18 mijë USD në muaj nga një tjetër oligark, pa bërë asgjë. Dyshohet se Haxhiu ka ndërhyrë te Edi Rama për t’i dhënë para publike këtij oligarku dhe ky i fundit ka sajuar ‘punësimin’ e Haxhiut për t’i dhënë pagesën për punën e sekserit. Baton Haxhiu rezulton se ka marrë para edhe nga inceneratorët përmes një portali të tij periferik.

Haxhiu del si sekser në shumë punë të tjera të pista mes oligarkëve dhe pushtetit në disa dosje të tjera të SPAK-ut. Baton Haxhiu ka takuar dhe i ka ofruar pazar edhe Arben Ahmetajt që të ndalojë denoncimet e tij për përfitimet e oligarkëve, disa nga të cilët paguajnë Baton Haxhiun.



Më të lexuarat