Shuplaka që G Bani i dha Gjestit gjatë ‘Sfidës së Rezistencës’ është pasuar me Zarf të Zi nga Vëllai i Madh, i cili i ka kërkuar reperit të largohet menjëherë nga shtëpia.
Zarfi i zi, i cili u lexua nga Rozana shkruante:
“Në shtëpinë e Vëllait të Madh rregullat janë thyer.
Dhuna e çfarëdolloj forme është rreptësisht e ndaluar.
Për këtë arsye, Vëllai i Madh, ka përjashtuar menjëherë nga gara G Banin dhe njofton se televotimi për të preferuarin, do të anulohet.”