Një shqiptar është arrestuar në Londër, pasi u kap me kokainë dhe 80 mijë paund cash.
27-vjeçari Gleni Goleci u arrestua në janar të këtij viti. Policia kontrolloi automjetin “Hyundai” që ai drejtonte dhe gjetën 1.5 kilogram kokainë dhe afërsisht 20 mijë paund cash në bagazh. Oficerët e OCP kontrolluan gjithashtu banesën e tij në Brentford dhe gjetën gjashtë kilogramë kokainë dhe afërsisht 60 mijë paund.
Sipas mediave të huaja, Goleci, një emigrant ilegal shqiptar pa vendbanim të caktuar në Mbretërinë e Bashkuar, u arrestua dhe u akuzua për drogë dhe posedim të veprave penale të pronës. Ai gjithashtu rezulton të ketë luajtur si futbollist për të rinjtë e Shkëndisë së Tiranës, përpara se të emigronte në Angli.
27-vjeçari u shpall fajtor në Gjykatën e Kurorës Isleworth dhe u dënua me shtatë vjet e gjysmë burg.