Një 25-vjeçar është gjetur i pajetë pasditen e sotme në fshatin Balldre të Lezhës.
Viktima është identifikuar si shtetasi Romario Brunga, dhe është gjetur i pajetë brenda një makine tip “Benz”, me plagë të armës së zjarrit.
Në automjetin e viktimës është gjetur edhe një armë zjarri, teksa ende nuk është rrëzuar pista e vetëvrasjes apo e vrasjes.
Forca të shumta të policisë kanë mbërritur tashmë në vendngjarje dhe kanë ngritur postblloqe në zonë.
