Prapaskena

Krim & Korrupsion

SPAK tre dosje për familjen e tij, Berisha i turret me ‘plug’ Altin Dumanit, Çeta e Dibrës përgatitet për goditjen e madhe

Publikuar: 05/02/2025

Sa herë SPAK avancon me hetimet për veprimtarinë korruptive dhe kriminale të Familjes Berisha, alarmi dhe paniku reflektohet në ashpërsimin e retorikës së Sali Berishës dhe oborrit të tij mediatik kundër Altin Dumanit dhe bashkëpunëtorëve të tij në SPAK. Për të gjithë ata që kanë harruar, Sali Berisha ka nisur të sulmojë prokuroren e ‘hekurt’ Enkeleda Millonai një vit para se prokurorja të kërkonte arrestimin e dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, për aferën me ish Klubin Partizani.

Të paktën tre dosje korrupsioni dhe krimi janë sot në duart e kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, për Familjen Berisha; Dosja Fazlliç, Gërdeci dhe 21 Janari. Për çështjen e 21 Janarit, Sali Berisha mund të akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese, ndërsa Argita dhe Shkëlzeni janë të implikuaar në aferën Fazlliç dhe Gërdec. Si një ujk i vjetër, Berisha duket se ka nuhatur në horizont një rrethim të ri të familjes së tij nga SPAK. Shqetësimi i Berishës për fatin e tij dhe të familjes reflektohet në sëkëlldisjen e Syrit të Shkëlzenit, i cili i është lëshuar me plugje, sfurqe dhe sopata Altin Dumanit, të cilin e paraqet si komplot të Arben Rakipit, makthit të Sali Berishës dhe Ilir Metës që nga vitet 2000.

Teksa mban me gajret veten dhe barëngrënësit e oborrit se era Trump do t’i shpëtojë nga makthi SPAK, Berisha shpreson se mund të intimidojë Altin Dumanin me plugje dhe kërcënime të lodhura. Prapaskena mëson se Çeta e Dibrës, bazuar në prova dhe fakte, me mbështetjen e SHBA-BE, do t’i japë një goditje penale shkallmuese Familjes Berisha, si simbol i pandëshkueshmërisë në Shqipëri.



Më të lexuarat