Shqiptarët e Luginës të zhgënjyer me qeverisjen e Albin Kurtit: Na gënjeu dhe na përçau

Rajon

Publikuar: 05/02/2025

Shqiptarët e Luginës të zhgënjyer me qeverisjen e Albin Kurtit: Na gënjeu dhe na përçau

Ish-sekretari i Këshillit Kombëtar në Luginë, Rinor Krasniqi, ka akuzuar qeverinë e Albin Kurtit për përçarjen e shqiptarëve në Preshevë dhe për dështimin në mbështetjen e tyre, përfshirë edhe premtimet e pambajtura për subvencione për fermerët.

Nga një qeveri diktatoriale kjo ishte e pritshme, por fatkeqësia është se shqiptarët e Republikës së Preshevës e lejuan të ndodhë.

Qeverisja e Albin Kurtit ndihmoi në përçarjen e politikës dhe popullit shqiptar në Luginë.

Një nga arsyet kryesore pse fondet për bujqit e Preshevës nuk u shpërndanë është pikërisht kjo qeveri në krye me Albin Kurtin”, tha Krasniqi, për emisionin ‘Ora Shtatë” në Klan Kosova.