Plagosja me thikë në mes të Korçës, identifikohet autori; i lënduari sqaron si nisi konfliki 

Kronike

Publikuar: 05/02/2025

Plagosja me thikë në mes të Korçës, identifikohet autori; i lënduari sqaron si nisi konfliki 

Pas plagosjes me thikë të 40-vjeçarit në Korçë, është identifikuar autori i ngjarjes. Sipas dëshmisë së të plagosurit, konflikti me autorin 39-vjeçar, ka nisur për motive të dobëta. 

Si pasojë e plagëve të marrë, 40-vjeçari është dërguar në reanimacionin e Spitalit të Korçës. 

Policia sqsron se po punon për kapjen e autorit. 

“Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, ku shtetasi E. Sh, 40 vjeç, ngeli i dëmtuar me mjet prerës, ju informojmë se:

Pas veprimeve paraprake të kryera dhe informacionit të siguruar, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit D M, 39 vjeç.

Shtetasi E Sh, në kallëzimin e dhënë ka deklaruar se për motive të dobëta ishte qëlluar me mjet prerës (thikë) nga shtetasi D.M.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 39 vjeçarit D .M.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes”, njofton policia.