Prapaskena

Show Biz

Prekëse! Livia flet me babain pas 22 vitesh ndarje: Do doja të të thoja shumë gjëra

Publikuar: 02/02/2025

Mbrëmja e djeshme ishte e mbushur me plot emocione për banorët e shtëpisë së Big Brother. Sidomos për një prej tyre, e cila përjetoi një moment që do të mbahet mend gjatë në memorien e saj.

Bëhet fjalë për Livian. Kjo e fundit, foli sërish me babain e saj, pas 22 vitesh. Babai i tha se është krenar për të dhe të vazhdojë me kokën lart. Ata e mbyllën komunikimin duke premtuar se do të takohen pas daljes nga Big Brother Vip.

Pjesë nga biseda:

Livia: Është ai zëri…. që kisha në vesh. Sa theksin e bukur e ke bab

Babai: Jam mirë, si je ti?

Livia: Jam shumë mirë… do doja të të thoja shumë gjëra.

Babai: Të falënderosh mamin që të ka mbajtur, ose anasjelltas… këto janë zgjedhjet e jetës. Ka raste që fëmija gëzohet, që hidhërohet. Jeta kështu është

Livia: Kam takuar gjyshen para se me ardh këtu

Babai: Më ka thënë

Livia: A je krenar për mua?

Babai: Krenar jam! Mbaje kokën lart dhe ec përpara, nderoje babin… Herën e fundit që ke ardh me mua për 10 ditë, ka qenë edhe halla, ti mbase s’e mban mend, edhe u mërzite. Ishte e pamundur që unë të të mbaja aty, se të shkulësh një fëmijë prej nëne, nuk është e lehtë. Shpresoj që një ditë të gjesh një partner dhe të kalosh një jetë të lumtur, të mos vuash se ke vuajtur fëmijë



Më të lexuarat