Kanadaja dhe Meksika janë kundërpërgjigjur me tarifa hakmarrëse ndaj taksës së madhe të Presidentit Donald Trump për mallrat e importuara nga fqinjët e saj.
Kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe presidentja meksikane Claudia Sheinbaum njoftuan të dy kundër tarifat të shtunën mbrëma.
Trudeau tha se Kanadaja do të vendosë tarifa 25% për mallrat amerikane, në përgjigje të tarifave prej 25% të zotit Trump. Energjia e importuar nga Kanadaja, duke përfshirë naftën, gazin natyror dhe energjinë elektrike, do të tatohen me një normë prej 10%.
Tarifat për 30 miliardë dollarë kanadezë të shpenzuar në tregtinë e alkoolit dhe frutave amerikane do të hyjnë në fuqi të martën, kur të fillojnë tarifat amerikane. Pjesa tjetër do të hyjë në fuqi në 21 ditë.
Zoti Trudeau e hapi fjalimin e tij me një mesazh pasionant që synonte konsumatorët amerikanë.
“Do të ketë pasoja reale për ju, popullin amerikan”, tha ai, duke thënë se kjo do të rezultojë në çmime më të larta për sendet ushqimore dhe mallra të tjera.
Kryeministri në largim tha e shumë kanadezë ndihen të tradhtuar prej kohësh nga fqinji dhe aleati i tyre. Trudeau u kujtoi amerikanëve se trupat kanadeze luftuan përkrah tyre në Afganistan dhe i ndihmuan ata t’i përgjigjen krizave të brendshme, duke përfshirë zjarret në Kaliforni dhe uraganin Katrina.
“Veprimet e ndërmarra nga Shtëpia e Bardhë na ndanë në vend që të na bashkonin,” tha zoti Trudeau. Ai gjithashtu inkurajoi kanadezët që “të zgjedhin produktet dhe shërbimet kanadeze në vend të atyre amerikane”.
Ndërkohë, zonja Sheinbaum tha në një postim në X se ajo kishte urdhëruar Ministrin e saj të Ekonomisë të zbatonte masa tarifore dhe jotarifore për të mbrojtur interesat e Meksikës.
“Ne refuzojmë kategorikisht shpifjet e Shtëpisë së Bardhë se qeveria meksikane ka aleanca me organizata kriminale, si dhe çdo qëllim për të ndërhyrë në territorin tonë”, shkroi zonja Sheinbaum.
“Nëse qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe agjencitë e saj do të donin të trajtonin konsumin serioz të fentanilit në vendin e tyre, ata mund të luftonin shitjen e drogës në rrugët e qyteteve të tyre kryesore, gjë që nuk e bëjnë dhe pastrimin e parave që ky aktivitet i paligjshëm gjeneron dhe që i ka bërë kaq shumë dëm popullatës së saj”, vijoi ajo.
Administrata Trump tha se tarifat synonin të ndalonin përhapjen dhe prodhimin e fentanilit opioid, si dhe të ushtronin presion ndaj fqinjëve të Amerikës për të kufizuar imigracionin e paligjshëm në SHBA.