Plagosja e 15 vjeçarit në Tiranë/ E ëma tregon sherrin mes kunetërve, dy vëllezërit binjakë dyshohet se merren me drogë

Aktualitet

Publikuar: 31/01/2025

Plagosja e 15 vjeçarit në Tiranë/ E ëma tregon sherrin mes kunetërve, dy vëllezërit binjakë dyshohet se merren me drogë

Dy personat në foto janë dy vëllezërit binjakë që u përfshinë në konflikt mbrëmjen e djeshme në Fushë Mëzez dhe për pasojë plumbat kapën djalin e vëllait të tyre të tretë, nipin 15 vjeçar.

Grupi hetimor ka mundur të zbardh plagosjen e 15-vjeçarit fal dëshmisë së dhënë nga nëna e këtij të fundit, e cila ka treguar se njëri prej vëllezërve ka qëlluar në drejtim të tjetrit dhe plumbat kanë kapur djalin e saj.

Sipas saj, konflikti mes të dyve ka nisur fillimisht për shitjen e lëndëve narkotike kokainë, debat që ka degraduar deri në nxjerrje arme. Dyshohet se binjakët janë përfshirë në shitjen e kokainës.

Sipas policisë 15 vjeçari u plagos nga arma e xhaxhait Nazmi Pëllumbi që është shpallur në kërkim, ndërsa në pranga është vënë vëllai tjetër binjak Florant Pëllumbi.