Gara për drejtorin e RTSH, reagon prezenca e OSBE: Bëjmë thirrje për një proces transparent, të bazuar në meritë

Aktualitet

Publikuar: 31/01/2025

Gara për drejtorin e RTSH, reagon prezenca e OSBE: Bëjmë thirrje për një proces transparent, të bazuar në meritë

Prezenca e OSBE në Shqipëri ka reaguar për garën e kreut të ri të RTSH.

Në një deklaratë për mediat theksohet se:

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i bashkohet mbështetjes ndërpartiake, Asociacionit të Gazetarëve, SCIDEV-Center dhe Safe Journalists në mirëpritjen e vendimit të RTSH-së për të pezulluar procesin e zgjedhjes së drejtorit të Përgjithshëm.

Bëjmë thirrje për një proces transparent, të bazuar në meritë, që të sigurojë drejtësi dhe llogaridhënie, dhe presim me interes seancën dëgjimore të së hënës”.