Situata nga përmbytjet në Durrës/ Shumë banesa ende nën ujë, evakuohen 10 familje

Aktualitet

Publikuar: 30/01/2025

Situata nga përmbytjet në Durrës/ Shumë banesa ende nën ujë, evakuohen 10 familje

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar sërish pas situatës të shkaktuar në Durrës nga reshjet e shiut një ditë më parë.

Përmes një njoftimi zyrtar thuhet se ka prani të ujit në shumë banesa e ambiente publike ndërkohë burime për mediat bëjnë me dije se 10 familje janë evakuar dhe strehur te Kavalishenca.

Gjithashtu raportohet se 40 hektarë tokë ndodhet nën ujë, teksa është rritur paksa niveli i ujit të lumenjve Ishëm dhe Erzen, por pa rrezik për daljen nga shtrati.

Informacion mbi situatën e krijuar nga reshjet në qarkun e Durrësit

Gjatë gjithë natës dhe sot, vazhdon puna nga forcat në terren për largimin e ujit nga zonat e prekura nga reshjet intensive të shiut, në një pjesë të bashkisë së Durrësit. Problematika më të theksuara kanë rrugët dytësore në zonën e Durrësit të Ri, Shkozetit, Gjykata e Apelit, pjesërisht Zona e Plazhit.

· Ka prani të ujit në një numër të konsiderueshëm banesash dhe ambientet publike.

· Eshtë bërë evakuimi i disa familjeve, të cilat janë akomoduar te Kavalishenca.

· Sipërfaqja e tokës bujqësore nën ujë llogaritet në rreth 40 Ha.

· Ka një rritje të lehtë të niveleve të lumenjve Ishëm dhe Erzen, por pa rrezik për daljen nga shtrati.

· Hidrovorët në Hamallaj dhe Porto Romano vijojnë punën me kapacitet të plotë

· Në terren janë të angazhuara forca nga MZSH, Autoriteti Portual, Bordi i Kullimit, ndërmarrjet e punëve publike të bashkisë.

· Në mbështetje të forcave në terren janë angazhuar 2 pompa thithëse me kapacitet të lartë dhe 3 kamionë të kalueshmërisë së lartë nga Forcat e Armatosura.

· Gjatë natës kapacitetet nga FA u përforcuan edhe me 2 pompa të vogla nga batalioni i mbështetjes Poshnjë, të cilat janë duke punuar për largimin e ujit te IEPV Durrës.

Grupet e punës janë në terren për identifikimin, vlerësimin dhe raportimin e saktë të dëmeve.