I jepet sot lamtumira e fundit kryepeshkopit Anstas Janullatos. Mesha e për Kryepeshkopin drejtohet nga Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës, Bartolomeu, i pari mes të barabartëve në Kishën Ortodokse.
Liderët e Kishave Ortodokse në botë, por jo vetëm, marrin pjesë në ceremoninë mortore, bashkë me ta edhe krerët më të lartë të shtetit dhe politikës në Shqipëri, por edhe të Greqisë. I pranishëm është kryeministri Edi Rama, kryetari i PD-së Sali Berisha edhe kryeministri grek, Mitsotakis me një delegacion të gjerë nga Athina, përfshirë 5 ministra të kabinetit të tij qeveritar, lideri i opozitës greke, por edhe Kryepeshkopi i Athinës.
Mungojnë partiarku i Serbisë dhe Rusisë, ndërkohë që në homazhe ndodhet i pranishëm ambasadori rus në Shqipëri.
Bartolomeu drejton meshën dhe më pas do kenë fjalën si kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Greqisë, Mitsotakis.
Të pranishëm janë dhe Patriarku Izraelit Theofili i Jerusalemit; Kryepeshkopit të Greqisë Jeronimi; Patriarku i Qipros, i Aleksandrisë; i Bullgarisë, i Rumanisë etj.
Pas dy ditësh homazhe, Kryepeshkopi Anastas do të prehet në kriptën e Katedrales, aty ku sipas traditës së lashtë ortodokse, varrosen prijësit e kishës që kanë ndërtuar e drejtuar tempujt e shenjtë.
Kryepeshkopi Anastas u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare më 25 janar 2025 në spitalin ‘Ungjëllizimi’ në Athinë. Krypeshkopi fronëzua në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare më 2 gusht 1992, plot 33 vite më parë në moshën 63-vjeçare. Fortlumturia e tij arriti të ringrinte nga gërmadhat Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Katedralja Ngjallja e Krishtit, e vendosur në qendër të Tiranës është kisha e tretë më e madhe ortodokse në Europë, është një ndër dhuratat e Hirësisë së tij për popullin shqiptar.