Këtë të martë, në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) u thirr Zabit Deda, vëllai i Hekuran Dedës, një prej viktimave të “21 Janarit”.
Pas daljes nga SPAK, Deda deklaroi se ka folur në lidhje me atë që iu kërkua për vrasjen e të vëllait. Ai shtoi se SPAK ka përparuar hetimet për sa i përket çështjes së 21 janarit.
Vëllai i Hekuran Dedës: Ato gjëra që na kërkuan ne i thamë. Besoj se Gërdeci do zbardhet si ngjarje. SPAK kishte përparuar me hetimet për “Gërdecin”. Po janë thirrur edhe vëllezër të tjerë për të dëshmuar.
Pyetje: Çfarë kërkuat në SPAK?
Zabit Deda: Ato që na kërkuar i kemi thënë…
Pyetje: A keni besim se kjo ngjarje do të zbardhet?
Zabit Deda: Shpresoj se do të zbardhet.
Pyetje: A kishte përparuar SPAK me hetimet?
Zabit Deda: Po.
Pyetje: Do të dëshmojnë vëllezërit e tjerë?
Zabit Deda: Po.
Pyetje: Kur do të dëshmojnë?
Zabit Deda: Do t’i shihni.
Pyetje: Të gjithë vëllezërit do të dëshmoni?
Zabit Deda: Po.