Një burrë që u fal javën e kaluar nga Donald Trump për rolin e tij në trazirat e 6 janarit në Kapitol është qëlluar për vdekje nga policia.
Mattheë Huttle, 42 vjeç, nga Hobart, Indiana, u vra nga një zëvendës sherif i qarkut Jasper pas një mosmarrëveshjeje të ashpër.
Policia e Shtetit, e cila po heton incidentin, tha se zv.sherifi u përpoq të arrestonte zotin Huttle kur “ndodhi një përplasje midis të dyshuarit dhe oficerit, që rezultoi me përdorimin e armës nga zv.sherifi.
Nga hetimet rezulton se viktima ka pasur një armë zjarri”, shtoi Policia e Shtetit.
Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi incidentin.
Patrick Ëilliamson, sherifi i qarkut Jasper, tha se oficeri që qëlloi zotin Huttle ishte vendosur në leje administrative sipas protokollit standard.
“Ngushëllimet tona shkojnë për familjen e të ndjerit pasi çdo humbje jete është traumatike për ata që ishin afër zotit Huttle,” tha zoti Ëilliamson.
Huttle u fal nga Presidenti Trump pas një dënimi për kundërvajtje në lidhje me trazirat e vitit 2021 në Uashington, DC . Në vitin 2023, ai u dënua me gjashtë muaj paraburgim pasi u deklarua fajtor për hyrjen në Kapitol.
Zoti Huttle sapo ishte liruar nga burgu pas një shkeljeje në drejtimin e automjetit dhe udhëtoi me xhaxhain e tij në Uashington për të marrë pjesë në mitingun pro-Trump . Ai ishte brenda Kapitolit për 16 minuta dhe e regjistroi atë në video.
“Ai nuk është një besimtar i vërtetë në asnjë kauzë politike,” tha avokati mbrojtës Andreë Hemmer për klientin e tij në një dosje gjyqësore.
“Në vend të kësaj ai shkoi në tubim sepse mendoi se do të ishte një moment historik dhe nuk kishte asgjë më të mirë për të bërë pasi doli nga burgu”.