Akuzohet për armëmbajtje pa leje, gjykata lë në burg Eduart Lamin

Aktualitet

Publikuar: 27/01/2025

Akuzohet për armëmbajtje pa leje, gjykata lë në burg Eduart Lamin

Gjykata e Tiranës vendosi sot masën ‘arrest me burg’ per Eduart Lamin i arrestuar për armëmbajtje pa leje, ndërsa dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e Lulzim Vishës.

Akuza ndaj tij momentalisht do të mbetet armëmbajtje pa leje, ndërsa në seance nuk ka dhënë sqarime për armën.

Lulzim Visha, cili punonte si postier në postën private “Postman” u gjet i vrarë mëngjesin e 24 janarit 2025 brenda në makinën e kompanisë, në fshatin Zall Mner në zonën mes Kamzës dhe Institutit në Tiranë. 

Grupi hetimor dyshon se viktima ishte përfshirë në konflikte me Ervis Lamin, një personazh me të shkuar kriminale. Burime policore thonë për Report Tv, se konflikti ka nisur pak muaj më parë dhe lidhet me një pronë, por më shumë detaje janë duke u hetuar.

Ky konflikt i freskët i bindi blutë për një kontroll të detajuar në shtëpinë e Ervis Lamit, por nuk e gjeti aty. Në një ambient pranë shtëpisë së tij, gjeti një armë zjarri automatike me silenciator me 15 fishekë, një sëpatë, një thikë, një këllëf pistolete “Glok” dhe në oborrin e banesës u gjetën 4 gëzhoja arme.

Për këto, policia e shpalli në kërkim 31 vjeçarin dhe arrestoi kushëririn e tij, Eduart Lami, pasi dyshohet se armët përdoreshin nga të dy. Armët janë dërguan në laboratorin e Policisë Shkencore për ekspertizë, për të parë nëse janë përdorur në ngjarje kriminale.

Lulzim Visha u qëllua me pistoletë me silenciator, ndërsa makina Porsche e autorëve u gjet e djegur në Zall Herr, bashkë me armën e shkrumbuar.