Lëvizja militante palestineze e Hamas liroi 4 ushtare izraelite, të cilat i mbante peng që prej tetorit të vitit 2024. Gratë e mbajtura në Gaza ju dorëzuan Kryqit të kuq nga luftëtarë të armatosur të Hamasit.
Turma njerëzish u mblodhën në sheshin kryesor të qytetit të Gazës në prag të lirimit. Ky është grupi i dytë i pengjeve izraelite që lirohet nga Hamas që prej arritjes së armëpushimit. Në këmbim të tyre do të dalin nga burgjet izraelite 200 të burgosur palestinezë.
Grupi militant që drejton rripin e Gazës pritet të ofrojë më shumë informacion mbi 26 pengjet e mbetura qe sipas ujdisë do të lirohen gjatë javëve në vazhdim.
Gjithashtu ushtarët izraelitë pritet të tërhiqen nga pozicionet kyçe në Gaza duke lejuar kthimin e më shumë palestinezëve të shpërngulur në shtëpitë e tyre në veri.