Dy të rinjtë në foto janë Kujtim Ujka dhe Abdurrahman Rizvani, të cilët u arrestuan falë aksionit të antidrogës së Tiranës.
Në automjetet e tyre u gjetën 60kg kanabis sativa, e ndarë në 6 thasë.
Burimet bëjnë me dije se lënda narkotike po transportohej nga fshati Blerim i Fushë Arrëzit nga Abdurrahman Rizvani, i cili dyshohet se e ka kultivuar atje, dhe po ia sillte për shitje Kujtim Ujkajt.
Në makinën e parë ka qenë i shpalluri në kërkim S.D., i cili ruante dhe vëzhgonte rrugën për patrullimet e policisë. Lëndën narkotike do e dorëzonin në Fushë Krujë te Kujtim Ujkaj, i cili më pas synonte ta shiste me shumicë në zonën e Kamzës në Tiranë.
Burime bëjnë me dije se një kilogram i kanabisit do të shitej në vlerë 1200 euro, që në total përkthehet në 72000 euro.
Prej disa muajsh Anridroga e Tiranës ka hetuar rastin për mbledhjen e provave dhe kapjen e tyre në flagrancë. Në këtë operacion janë 2 në kërkim, S.D. 28 vjeç dhe R.D. 37 vjeç.