Saga gjakatare e Rrëshenit – A u nxor në pritë Kristjan Marku nga të fortët e Vlorës?

Aktualitet

Publikuar: 23/01/2025

Saga gjakatare e Rrëshenit – A u nxor në pritë Kristjan Marku nga të fortët e Vlorës?

Një javë më parë, në Vlorë u ekzekutua në një atentat mafioz 30-vjeçari Kristian Bardhi alias Marku, një ngjarje që shënon kapitullin e radhës të hasmërisë mes disa fiseve të forta nga Rrësheni.

Në puntatën e kësaj të mërkure, programi Inside Story sjell një investigim të zgjeruar me konfliktet mes 4 fiseve nga komuniteti i vogël në Veri të vendit të mbërthyera nga një spirale hakmarrje.

Nga ngjarjet e dyshuara kriminale që skeduan viktimën e fundit në kartelat e policisë, tek atentatet në seri.

Si përzihen konfliktet për bizneset e pista me gjakmarrjen.

A janë atentatet mes familjeve të forta të Rrëshenit pjesë e të njëjtit serial apo janë konflikte të ndryshme?

A u nxor në pritë Kristjan Bardhi nga bandat e Vlorës?

Pasditen e krimit, viktima ishte nisur nga Tirana referuar dëshmisë së partneres së tij. Atje kishte lënë takim me një person, detaje të zbuluara nga telefoni i viktimës që u kqyr nga grupi hetimor. Partnerja e tij, nuk kishte asnjë dijeni rreth motivit të saktë të udhëtimit.

Kristjani më lajmëroi se do të udhëtonte drejt Vlorës ditën e ngjarjes, por nuk më tregoi se kush ishte arsyeja, apo kë do të   takonte.

Mendohet se viktima, baba i një fëmije të mitur, është mbajtur në vëzhgim që nga momenti kur është nisur nga kryeqyteti kur mori veturën me qira. Grupi hetimor dyshon se Kristjan Marku mund të jetë nxjerrë në pritë.

“Duke pasur parasysh edhe dijenitë që grupet kriminale kanë për hasmëri ndërmjet njëri-tjetrin i kanë nxjerrë nëpër prita për të bërë të mundur eliminimin dhe pastrimin e territorit për ta shfrytëzuar vetë”, u shpreh avokati Alfred Bari për ”TCH”

“Në këtë rast parashikohet cilësimi juridik i veprës që ka lidhje me përgatitjen e  kushteve, për kryerjen e një vrasjeje dhe sigurisht që ka dënimet dhe saksionet penale të paracaktuara. E rëndësishme është të bëjmë kujdes kemi të bëjmë me përgatitje apo me tentative”, u shpreh ish-prokurori, Eugen Beci.

Kristjan Marku ishte pjesëtar i fisit të njohur Bardhi në Rrëshen. Nip i Martin Bardhit, një prej të fortëve të zonës, i ekzekutuar më 26 shtator të vitit 2023, në lokalin e tij. Dyshimet e forta të policisë në lidhje me vrasjen e Kristjanit, lidhen me pistën e gjakmarrjes dhe hasmërive të vjetra të Bardhajve me fisin tjetër të njohur Reçi.