Prapaskena

Krim & Korrupsion

“Çmontohet” kompania e ndërtimit në Bashkinë Lezhë, largohet nga detyra nënkryetari Elson Frroku

Publikuar: 22/01/2025

Lajmi i publikuar pak ditë me parë nga “Prapaskena” në lidhje me kupolen e Bashkisë Lezhë, e cila kishte krijuar kompani ndërtimi me qëllim përfitimin e parave publike përmes nënkontraktimit, duket se ka trazuar ujërat në këtë njësi vendore. Nënkryetari i bashkksë Elson Frroku, i cili është njëri prej bashkëthemeluesve të kompanisë private me emrin “Gotham konsulting” Shpk është vendosur të largohet nga dëtyra që mbante prej më shumë se 1 viti.

Frroku pritet të emerohet në krye të Njesisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Lezhë, ndërsa për tre përsonat e tjerë bashkëthemelues ne këtë kompani Sekretarin e Përgjithshem në Bashkinë Lezhë Reinis Çela, Drejtorin Juridik Altin Lleshi dhe zyrtarin e Planifikimit Urban Alban Laçi ende nuk është vendosur për largimin e tyre nga postet që mbajnë.

Referuar aktit të themelimit, kompania “Gotham konsulting” Shpk rezulton të jetë krijuar me 30 mars të viti 2022 me objekt veprimtarie projektim, ndërtim, zbatim, mbikçyrje dhe kolaudim të ndërtimeve të të gjitha llojeve. Katër zyrtarët e Bashkisë Lezhë janë ortakë të kompanisë “Gotham konsulting” Shpk, ku nga verifimet e kryera nuk rezulton të ketë përfituar tendera publikë, por nuk përjashtohet mundësia kjo kompani të ketë përfituar si nënkontraktore.



Më të lexuarat