“Berisha, arkitekti i 21 Janarit”, Zef Brozi: SPAK të marrë në pyetje ish-kryeministrin dhe Lulzim Bashën, kanë zhdukur provat!

Aktualitet

Publikuar: 22/01/2025

“Berisha, arkitekti i 21 Janarit”, Zef Brozi: SPAK të marrë në pyetje ish-kryeministrin dhe Lulzim Bashën, kanë zhdukur provat!

Ish kreu i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi ka deklaruar se ish kryeministri Sali Berisha, është ariktekti i “21 Janarit”, ku mbetën të vrarë 4 protestues.

Në një intervistë për “Ora e Fundit”, Brozi u shpreh se SPAK duhet të marrë në pyetje Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.

Sipas Brozit, mungesa e drejtësisë për 14 vite, është një vrasje e dytë për viktimat e “21 Janarit”.

“Fakti se moshetimi i gjithashëm i 21 janarit, është tregues i korrupsionit të disa gjyqtarëve dhe prokurorëve, është turpi dhe dështimi i drejtësisë shqiotare. Do të doja që drejtësia të kishte folur me vendime. Ne flasim sot sepse drejtësia nuk ka folur. SPAK më ka zhgënjyer mua dhe shumë shqiptarë, kur vendosi të mos e pranojë çështjen e “21 Janarit”, vitin e kaluar. Falë Gjykatës së Strasburgut, mori atë vendim dinjitoz. SPAK u ka borxh shqiptarëve për “21 Janarin”. Për aq kohë sa SPAK nuk e ka m,arrë Saliun, qoftë edhe për të dëshmuar, Saliu e di për urdhrin që ka dhënë. Këto janë fakte”,theksoi ai.