SPAK merr të pandehur Bardh Spahinë! Ja për çfarë akuzohet

Kronike

Publikuar: 21/01/2025

SPAK merr të pandehur Bardh Spahinë! Ja për çfarë akuzohet

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka marrë të pandehur ish kryetarin e bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia.

Këtë të martë, ish zyrtari i lartë demokrat është paraqitur në SPAK, ku i është komunikuar edhe akuza e “shpërdorimit të detyrës”.

Bardh Spahia është kallëzuar nga shtetasi Mark Molla që pretendon se ish-kryebashkiaku e ka shkarkuar nga detyra si drejtor i ujësjellësit, pa të drejtë. Vete Spahia nuk ka dhënë asnjë shpjegim për mediat mbi këto akuza. Molla është shkarkuar verën e 2022-shit nga Spahia, i cili vendosi drejtor një anëtar të FRPD-së.