“Pandëshkueshmëria për aktin terrorist të 21 janarit vazhdon”, Zef Brozi: Zvarritja e hetimeve mbron krimet e Berishës

Aktualitet

Publikuar: 21/01/2025

“Pandëshkueshmëria për aktin terrorist të 21 janarit vazhdon”, Zef Brozi: Zvarritja e hetimeve mbron krimet e Berishës

Akt terrorist i quan 4 vrasjet e 21 janarit, Zef Brozi, ish-kreu i Gjykatës së Kasacionit në Shqipëri.  Brozi shkruan në Facebook, se pandëshkueshmëria dhe padrejtësia për 21 janarin ende po vazhdon.

Dosja prej 6 muajsh është në duart e SPAK, por sipas Brozit po zvarriten hetimet për urdhërdhënësit kryeministror të këtij akti terrorist.

Brozi shton se kjo zvarritje dëshmon se ka ende prokurorë e gjyqtarë që mbrojnë krimet e Sali Berishës.“Sot në 14-vjetorin e 21 Janarit 2011 kur shteti Berishian vrau 4 protestues e plagosi dhjetëra te tjerë, për turpin dhe korrupsionin e gjykatave dhe prokurorisë, Pandëshkueshmëria dhe Padrejtësia vazhdon.

Vonesat dhe zvarritjet që SPAK po bën me hetimet e Urdhërdhënësit kryeministror të këtij akti terrorist dëshmojnë se akoma ka prokurorë e gjyqtarë që mbrojnë krimet e Sali Berishës”, shkruan Zef Brozi.

Sot shënohen 14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj më 21 janar 2011 në Bulevard. Dosja po hetohet nga SPAK, që do zbardhë edhe rolin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha, por ende nuk janë marrë në pyetje.