“Ka prova dhe dëshmi të reja për 21 Janarin” – Avokati tregon pse po vonon dërgimi në gjyq i çështjes

Aktualitet

Publikuar: 21/01/2025

“Ka prova dhe dëshmi të reja për 21 Janarin” – Avokati tregon pse po vonon dërgimi në gjyq i çështjes

Avokati Idajet Beqiri thotë se dërgimi në gjyq i çështjes së “21 Janarit”, po vonon nga ngarkesa që ka Prokuroria e Posaçme (SPAK).

Në një intervistë për “Tirana Live” ai tha se për “21 Janarin”, ka prova dhe dëshmi të reja.

“Në fakt, është një çështje që po vonon shumë dërgimi i saj në gjyq. SPAK ka ngarkesë të madhe pune, por nuk e mori me qejf në fillim këtë çështje. U desh vendimi i Strasburgut që të vazhdonin hetimet e çështjet. 21 Janari është nga më të hetuarat.

Me kaq prova sa ka 21 Janari, nuk mbetet këmbë njeriu pa u ndëshkuar, janë prova filmike, dëshmitarë okularë. Kemi pohimin e atij që urdhëroi vrasjet e 21 Janarit, unë i vrava thotë, edhe sot këtë gjë bëri, e pranoi. Kanë vajtur edhe një sërë provash të tjera, dëshmitarë okularë. SPAK është futur me forca të shumta.

Ai e kupton edhe vetë, me deklarimet e veta, por edhe me veprimet, që zhduku kamerat, serverat, duke bërë alibi me vrasjet nga afër, plan për puç shteti, të gjitha këto, është i bindur që është fajtor.Nuk i ka mbetur gjë tjetër, që gjoja e bëri këtë për t’i mbrojtur institucionet. Askush nuk u fut brenda institucionit.

Berisha nuk mund të shfajësohet kurrën e kurrës. Nuk justifikohet plumbi mbi qytetarin se vajti te gardhi i Kryeministrisë. Këto janë akte kriminale”, theksoi ai.