Prapaskena

Aktualitet

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia paraqitet në SPAK

Publikuar: 21/01/2025

Bardh Spahia ish-kryebashkiaku demokrat i Shkodrës është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

Kjo është hera e tretë që Spahia paraqitet në SPAK, ndërsa më herët është raportuar për një denoncim ndaj tij pasi kishte shkarkuar drejtorin e Ujësjellësit gjatë kohës si kryebashkiak.

Herën e fundit që u paraqit në SPAK, Spahia nuk dha detaje se përse ishte thirrur, po tha se çështja e tij “nuk ka interes publik” dhe se s’ka të bëjë as me pastrim parash apo ndonjë vepër tjetër të rëndë.



Më të lexuarat