Prapaskena

Kronike

Përplasja me armë zjarri në Lezhë, Gjykata dënon me 6.6 vite burg ish-kreun e Njësisë Administrative dhe Altin Markun!

Publikuar: 18/01/2025

Gjykata e Lezhës dënoi me 26 vite e 6 muaj burg në total Altin Markun dhe ish-kreun e njësisë administrative të Kallmetit, Besnik Simoni, të cilët më 11 prill të 2022-it, u përplasën me armë me njëri tjetrin për motive banale.

Altin Marku u dënua me 20 vite burg për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë dhe armë pa leje. Ai qëlloi me armë ndaj ish-funksionarit të pushtetit vendor, por edhe Besnik Simoni iu kundërpërgjigj me të shtëna, duke mbetur të dy të plagosur.

Ish-zyrtari u dënua me 6 vite e 6 muaj burg.

Gjatë gjithë procesit Simoni nuk ka pranuar të ketë qëlluar ndaj bashkëfshatarit me të cilin u përplas në rrugën që lidh fshatin Kallmet me aksin Lezhë-Shkodër, ndërsa as arma e tij nuk u arrit të gjendet.



Më të lexuarat