Emri i Elvis Gaçaj do të dilte në skenë në atentatin e 1 tetorit të 2015. Ai i shpëtoi masakrës ku mbetën të vrarë dy personat që ishin në makinë më të. Policia e Tiranës arrestoi një person i cili qarkullonte me armë zjarri me vete, i dënuar disa herë për armëmbajtje, lëndë narkotike dhe për vjedhje me dhunë.
Bëhet fjalë për Elvis Gaçaj si dhe shokun e tij Marsel Dobi për moskallëzim krimi. Elvis Gacaj i njohur si pjesëtar i klanit Duka, u dyshua edhe për vrasjen e Santiago Malkos. Për këtë ngjarje ai u arrestua në Durrës më heret në vitin 2019.
Gaxhaj u prangos edhe në prill të vitit 2018 bashkë me Leonard Dukën, në një apartament pranë shkollës “Partizani”. Policia e kryeqytetit gjeti një pistoletë dhe lëndë narkotike në banesë. Gjykata vendosi për dy të pandehurit t’i lërë në “arrest shtëpie” ne ate kohe.
Emri i Elvis Gaçaj do të dilte në skenë në atentatin e 1 tetorit të 2015. Ai i shpëtoi masakrës ku mbetën të vrarë dy personat që ishin në makinë më të.
“Lëvizte i armatosur me armë zjarri pistoletë dhe lëndë narkotike si pasagjer në automjet, vihet në pranga 50-vjeçari. 50-vjeçari, i dënuar disa herë për armëmbajtje, për lëndë narkotike dhe për vjedhje me dhunë.
Në pranga bie dhe drejtuesi i automjetit për moskallëzim krimi. Sekuestrohet arma e zjarrit, lënda narkotike si dhe automjeti.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shigjeta”, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në planin e masave si dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se dy shtetas po lëviznin të armatosur, në automjet, në rrugën “Ramazan Demneri”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Again”, për kapjen e tyre.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin M. D. dhe pasagjer shtetasin E. G.
Gjatë kontrollit fizik të shtetasit E.G, shërbimet e Policisë “Shigjeta” gjetën e sekuestruan një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi lëndë narkotike kanabis.
Në vijim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr.2 u arrestuan në flagrancë shtetasit: E.G, 50 vjeç, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” si dhe M.D, 40 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, njofton policia.
Akuzat e SPAK për vrasjen e Santiago Malkajt?
Santiago Malko dyshohet se u ekzekutua nga grupi rival i Ervis Martinaj, për shkak të lidhjeve të afërta me këtë të fundit.
SPAK kishte mbyllur hetimet për grupin e konsideruar si ‘Klani Duka’ që në korrik të vitit 2021 por gjykimi ndaj tyre ishte pezulluar sepse janë të gjithë në arrati dhe askush i arrestuar. Në proces po gjykohen Leonard Duka, Erlis Duka, Oltian Loga, Aleksandër Maxhaku, Fatmir Hyseni (Musai), Dritan Agaj (të gjithë në mungesë dhe të pakapur nga policia), të cilët akuzohen të gjithë për vepra të tilla si “Grup i Strukturuar Kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grup i strukturuar kriminal” “Vrasja me paramendim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të gjitha në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 27 gusht 2019 kur në Rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri polici Santiago Malko.
Për këtë vrasje është duke u zhvilluar paralelisht një tjetër proces ndaj të dy të pandehurve Ilir Selmani dhe Elvis Gacaj, ndërsa më parë është dënuar me 25 vite burg Blendi Teta. Leonard Duka, Oltjan Loga dhe Dritan Agaj akuzohen edhe për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa, Oltjan Loga ka edhe një akuzë për arratisja nga burgu.
Si ndodhi vrasja
Vrasja e Santiago Malkos më 27 gusht 2019 ishte planifikuar nga një skuadër e përbërë nga 7 anëtarë, të cilët kanë qënë aktivë në terren, ndërsa dy persona të tjerë janë ata që kanë urdhëruar dhe paguar Fatmir Hysenin “Doqen” e Vlorës për të hapur zjarr në drejtim të objektivit Malko. Etja për të vrarë Santiago Malkon dhe për të mos i lënë asnjë mundësi shpëtimi këtij personi, ka qënë e madhe, kjo pasi shihet qartë dhe hapur mobilizimi i klanit “Duka”, në logjistikë, në burime njerëzore dhe burime financiare.