Policia e Bulqizës ka arrestuar 34-vjeçarin, Flamur Kamberi, i cili vrau me çifte gjahu ditën e djeshme kushëririn e tij, Vasil Kamberi. Ndërkohë do të procedohen penalisht edhe tre persona të tjerë të cilët ishin në momentin e vrasjes.
Blutë njoftojnë se nga hetimet e kryera ka rezultuar se Flamur Kamberi së bashku me kushëririn e tij, Vasil Kamberi dhe shtetasit A.K., H.T., R.K., kishin dalë për gjueti në pyllin e fshatit Tërnovë dhe askidentalisht Flamuri ka qëlluar me armën e gjahut në drejtim Vasilit, ku si pasojë e plagëve të marra humbi jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital.
Policia ka gjetur dhe sekuestuar në cilësinë e provës materiale, 4 armë gjahu (çifte), 2 gëzhoja, 22 copë fishek dhe 4 celularë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë dhe Prokurorinë, në vijim të hetimeve të thelluara për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël, në Bulqizë, arrestuan shtetasin Flamur Kamberi, 43 vjeç, banues në fshatin Tërnovë, Bulqizë.
Gjithashtu nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A.K., 33 vjeç; H.T., 42 vjeç; R.K., 28 vjeç, banues në fshatin Tërnovë.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi Flamur Kamberi, së bashku me shtetasin Vasil Kamberi (viktima), dhe shtetasit A.K., H.T., R.K., kishin dalë për gjueti në pyllin e fshatit Tërnovë dhe askidentalisht shtetasin Flamur Kamberi, ka qëlluar me armën e gjahut në drejtim të shtetasit Vasil Kamberi, ku si pasojë e plagëve të marra humbi jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital.
Shërbimet e Policisë në vendin e ngjarjes, kanë gjetur dhe sekuestuar në cilësinë e provës materiale, 4 armë gjahu (çifte), 2 gëzhoja, 22 copë fishek dhe 4 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.