U qëllua me çifte në pyll nga i afërmi i tij, ky është 36 -vjeçari që humbi jetën në Bulqizë

Kronike

Publikuar: 16/01/2025

U qëllua me çifte në pyll nga i afërmi i tij, ky është 36 -vjeçari që humbi jetën në Bulqizë

Ky është i riu Vasil Kamberi, që u qëllua me armë zjarri nga i afërmi i tij në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë rreth orës 12.00 të mesditës së sotme.

36-vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital si pasojë e plagëve të marra.

Autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar si 34-vjeçari me iniciale F. K., i afërm me viktimën, i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Nuk dihen ende rrethanat e vrasjes së Vasil Kamberit, nëse ka qenë aksidentale apo e qëllimtë.