Ky është 21-vjeçari jetim që u gjet i pajetë sot në konviktin në Gjirokastër

Kronike

Publikuar: 16/01/2025

Ky është 21-vjeçari jetim që u gjet i pajetë sot në konviktin në Gjirokastër

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mëngjesin e kësaj të enjte në konviktin e një shkolle të mesme private në Gjirokastër, ku 21-vjeçari Simon Sholla u gjet i pajetë.

E teksa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, është publikuar dhe foto e Shollit.

I riu u gjet i pajetë rreth orës 09:55, në tualetin e konviktit të shkollës private “Kryqi i Nderuar”, që ndodhet pranë Katedrales Ortodokse “Lindja e Krishtit”.

Kanë qenë shokët atë të cilët e kanë gjetur 21-vjeçarin dhe më pas menjëherë kanë njoftuar mësuesit.

Simoni merrte ilaçe për shkak të depresionit, dhe shkak i vdekjes dyshohet të jetë mbidoza e konsumuar nga ilaçet që përdorte.

Sipas burimeve të ‘newsbomb’ ai ishte jetim dhe ishte rritur në Qendrën e Kujdesit në Shën Vllas, të Durrësit.

21-vjeçari studionte në Fakultetin e Teologjisë në Akademinë “Logos” në Durrës. Ai kishte shkuar në Gjirokastër për të vizituar shokët e tij në shkollën e mesme ku dhe kishte kryer studimet.