Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër ku mësohet se një nxënës shkolle është gjendur i pajetë.
21-vjeçari Simon Sholla është gjendur mëngjesin e sotëm i pajetë pranë shkollës së mesme “Kryq i nderuar” në Gjirokastër. Ende nuk dihen shkaqet apo identiteti i tij.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhen e rrethanave. Paraprakisht, dyshohet se nxënësi është gjetur në dhomën e konviktit. Të parët që e kanë gjetur të riun kanë qenë shokët e tij të dhomës, të cilët kanë kujtuar se flinte. Por kur kanë parë shenja pa jetë, kanë lajmëruar menjëherë autoritetet e shkollës private.
Nga hulumtimet e para bëhet e ditur se pranë trupit të të riut janë gjetur preparate ilaçe që dyshohet se mund t’i ketë konsumuar tej normës.