Vrasja e Xhemal Metës/ Zbardhet dinamika e krimit, autori i shkoi në shtëpi, e goditi me çekiç prapa kokës, në fund i mori paratë

Kronike

Publikuar: 15/01/2025

Vrasja e Xhemal Metës/ Zbardhet dinamika e krimit, autori i shkoi në shtëpi, e goditi me çekiç prapa kokës, në fund i mori paratë

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 81-vjeçari Xhemal Meta, i cili u gjet i pajetë dy ditë më parë në Qafë Mollë.

Sipas informacionit të zbuluar zyrtarisht nga Policia e Shtetit, autori i dyshuar, Isuf Hasa ka shkuar në shtëpinë e Metës dhe të dy janë konfliktuar për motive të dobëta. Më tej policia tregon se 64-vjeçari Hasa e ka goditur Metën me çekiç në pjesën e prapme të kokës, duke i shkaktuar vdekjen.

Sakaq, dyshohet se pasi e ka goditur viktimën, autori i ka marrë edhe paratë që Meta kishte në xhep dhe është larguar.