Kultivonte drogë, dënohet me 5 vite burg në mungesë ish-zyrtari i Lezhës

Aktualitet

Publikuar: 15/01/2025

Kultivonte drogë, dënohet me 5 vite burg në mungesë ish-zyrtari i Lezhës

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 5-vite burg, ish-kreun e Njësisë Administrative Ungrej, Gëzim Kola.

Ai u shpall fajtor për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim, ndërsa gjykimi ndaj tij u bë në mungese, pasi vijon të jetë në arrati.

Por vendimi pritet të ankimohet në Gjykatën e Apelit nga mbrojtësi ligjor i ish-zyrtarit lokal, pasi gjatë hetimit dhe gjykimit ne vazhdimësi është mohuar përfshirja e tij në kultivimin e drogës.