Një shtetas turk është vendosur në pranga nga policia në Tiranë, pasi në bashkëpunim me disa të tjerë me anë të mashtrimit kompjuterik, kishte kryer transaksione të kundërligjshme, me vlerë mbi 1 milion euro.
Ferhat Karakus, duke përdorur poset e biznesit të tij, kishte kryer transaksione të kundërligjshme, me anë të një karte të një shtetasi tjetër, i cili në momentin e kryerjes së transaksionit nuk ndodhej në Shqipëri.
Njoftimi i policisë
Operacioni, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernerike e DPPSh-së, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Ferhat Karakus
Arrestohet shtetasi turk F. K., 41 vjeç, i cili në bashkëpunim me shtetas të tjerë, me anë të mashtrimit kompjuterik, kishte kryer transaksione të kundërligjshme, me vlerë mbi 1 milion euro.
Ky shtetas, duke përdorur poset e biznesit të tij, kishte kryer transaksione të kundërligjshme, me anë të një karte të një shtetasi tjetër, i cili në momentin e kryerjes së transaksionit nuk ndodhej në Shqipëri.
Këto transaksione janë raportuar si veprime mashtrimi dhe nga kompania “MasterCard”.
Në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese homologe, po punohet për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar të implikuar.