Vrasje me armë zjarri në kryeqytet, policia zbardh dinamikën: Viktima një 56-vjeçar, u qëllua teksa ishte në makinë (Emri)

Kronike

Publikuar: 12/01/2025

Vrasje me armë zjarri në kryeqytet, policia zbardh dinamikën: Viktima një 56-vjeçar, u qëllua teksa ishte në makinë (Emri)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën “Myrte Zeneli,” pranë “Pallatit me Shigjeta”, mbrëmjen e sotme, teksa raportohet se një automjet me drejtues shtetasin Bujar Nasufi, 56 vjeç, është qëlluar me armë zjarri, duke i shkaktuar atij humbjen e jetës.

Grupi hetimor, i udhëhequr nga Prokuroria, ndodhet në vendngjarje dhe po punon intensivisht për të sqaruar rrethanat, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të ngjarjes.

Policia ka ngritur pika kontrolli në zonë dhe po ushtron kontrolle të imtësishme për të ndalur përgjegjësit.

Më shumë detaje priten pas përfundimit të veprimeve hetimore paraprake.