Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur në GJKKO kërkesën për konfiskimin e pasurive të sekuestruara në kuadër të një hetimi pasuror të nisur kundër Florenc Çapias, i dyshuar për përfshirje në aktivitete kriminale, përfshirë sigurimin e kushteve për vrasje dhe veprime të grupit të strukturuar kriminal.
Në bazë të ligjit “Antimafia”, hetimet kanë konfirmuar se pasuritë e sekuestruara janë të pajustifikuara dhe dyshohet se burojnë nga aktivitete kriminale. Pasuritë përfshijnë toka, ndërtesa dhe automjete në qytetet Pogradec dhe Elbasan, si dhe një subjekt ekonomik me aktivitet “Lavazh Bar-Kafe”.
Në total, këto 10 pasuri janë në pronësi të Florenc Çapias dhe personave të lidhur me të, duke përfshirë familjarë të tij. Prokuroria ka kërkuar konfiskimin përfundimtar të këtyre pasurive.
Pasuritë e sekuestruara me vendimin e 9 dhjetorit 2022, për të cilat kërkohet konfiskim:
Tokë (arë) me sipërfaqe 500 m², në Udenisht, Pogradec, në pronësi të Ferit Muçës.
Ndërtesë ekonomiko-sociale, njëkatëshe, me truall 36.2 m² dhe ndërtim 25.73 m², në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në pronësi të Fejzulla Ramazan Çapias (babai i Florenc Çapias).
Tokë, truall dhe ndërtesë, me sipërfaqe totale 1,756 m², truall 450 m² dhe ndërtesë 214 m², në pronësi të Fejzulla Ramazan Çapias dhe Xhemile Bajram Çapias (prindërit e Florenc Çapias).
Godinë banimi, truall 498.8 m², ndërtim 293.8 m² (dy kate dhe një kat nëntokë), në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në pronësi të Fejzulla Ramazan Çapias.
Truall dhe ndërtesë, me sipërfaqe totale 360 m² dhe ndërtesë njëkatëshe 120 m², në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në pronësi të Bledar Mefail Muçës.
Tokë (arë), me sipërfaqe 720 m², në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në pronësi të Fejzulla Ramazan Çapias dhe Xhemile Bajram Çapias.
Tokë (arë), me sipërfaqe 764 m², në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në pronësi të Fejzulla Ramazan Çapias dhe Xhemile Bajram Çapias.
Tokë (arë), me sipërfaqe 1,380 m², në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në pronësi të Fejzulla Ramazan Çapias dhe Xhemile Bajram Çapias.
Automjet, marka Audi, modeli A8, viti i prodhimit 2008.
Subjekti ekonomik “Fejzulla Çapia” (P.F.), me aktivitet “Lavazh Bar-Kafe”, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan.
Florenc Çapja është i akuzuar nga SPAK si porositës i vrasjes në 2012 të babë e bir Nezir dhe Gentian Beqirit në Elbasan, ai ndodhet në Dubai duke shijuar lirinë e tij dhe përfituar nga mungesa e një marrëveshje ekstradimi mes qeverisë shqiptare edhe autoriteteve të Dubait.
Njëherësh ndaj Florenc Çapjas SPAK ka ngritur akuzën e “Sigurimit të kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të Sokol Sanxhaktarit, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të “Grupit të strukturuar kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga “Grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.