Shkarkohet nga detyra drejtori i Teatrit Kombëtar, Altin Basha!

Aktualitet

Publikuar: 09/01/2025

Shkarkohet nga detyra drejtori i Teatrit Kombëtar, Altin Basha!

Altin Basha është shkarkuar nga posti si drejtor i Teatrit Kombëtar.

Dyshohet se Basha ka abuzuar me fondet në Teatrin Kombëtar.

Basha është shkarkuar ditën e djeshme me vendim të Këshillit të Ministrave. 

Altin Basha u emërua në krye të Teatrit Kombëtar në dhjetor të 2022 ku zëvendësoi Hervin Çulin.

Më herët ai ka qenë administror i Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, e ndërsa karriera e tij lidhet ngushtë si regjisor prej 17 vitesh në spektaklin e humorit ‘Portokalli’.

Në vend të tij, pritet të emërohet një tjetër drejtor.