Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec. Përplasen dy makina, një i vdekur

Kronike

Publikuar: 09/01/2025

Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec. Përplasen dy makina, një i vdekur

Një aksident i rëndë në aksin Korçë – Pogradec është shënuar mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Podgorie.

Sipas informacioneve paraprake dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën, duke shkaktuar 1 viktimë.

Policia në vendngjarje dhe po punon për nxjerrjen e trupit të pajetë nga makina.