Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për mediat pas miratimit të vendimit të ERE për uljen e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë, është shprehur se kjo është hera e parë që ndodh në 35 vite.
Ai u shpreh se kjo masë është tërësisht e mirëmenduar dhe mbështetur në ekspertizën e brendshme dhe ndërkombëtare.
“Sot do të ndajmë me publikuan një arritje, që është nga më domethënëse e qeverisjes sonë. Uljen e parë në historinë e këtyre 35 viteve të çmimit të energjisë elektrike, ky është një fakt, i cili na mbush patjetër me krenari.
Po të marrim parasysh, se nga ç’humnerë e kemi nisur ngjitjen deri në këtë pikë. Ulja e çmimit të energjisë elektrike në kohën e sotme është në kundër tendencës të pilotë me rajonin dhe kontinentin ku jetojmë ku çmimet e energjisë jo vetëm nuk janë ulur, por janë të kërcënuara me rritje të tjetra.
Kjo masë është një masë më shumë se sa e mirë menduar, e diskutuar në të gjitha nivelet me ekspertizën e brendshme dhe atë ndërkombëtare”, tha Rama.