Dritan Rexhepi ekstradohet nga Turqia në Shqipëri!

Aktualitet

Publikuar: 08/01/2025

Dritan Rexhepi ekstradohet nga Turqia në Shqipëri!

Mbreti shqiptar i kokainës, Dritan Rexhepi pritet që të ekstradohet nga Turqia në vendin tonë ditën e sotme.

“Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Turqi, pritet që ditën e sotme, të ekstradohet në Shqipëri, shtetasi i shumëkërkuar Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi”,njoftoi policia.

Nuk dihet ende ora e mbërritjes së Dritan Rexhepit në vendin tonë.