Shpërthim i fuqishëm para godinës së policisë në Berlin, 2 oficerë të plagosur

Botë

Publikuar: 03/01/2025

Shpërthim i fuqishëm para godinës së policisë në Berlin, 2 oficerë të plagosur

Edhe Gjermania duket se nuk po gjen paqe nga sulmet që dyshohet se kanë natyrë terroriste. Dy policë gjermanë u plagosën nga një shpërthim në Berlin mbrëmjen e djeshme (2 Janar). 

Ngjarja ndodhi në murin rrethues të një ndërtese policie në lagjen Wittenau, në zonën veriore të kryeqytetit gjerman.

Rreth orës 20:20 ka ndodhur një incident i rëndë sigurie në nivelin e gardhit”, njoftoi policia. 

Policia tha se 2 të plagosurit ishin pjesë e një patrulle “rutinë të sigurisë”, informon “La Repubblica”.

Sipas hetimeve fillestare, një objekt ende i paidentifikuar ka shpërthyer, duke i shkaktuar lëndime të rënda fytyrës dhe syve të një oficeri shpjegon i njëjti burim dhe një oficer ka mbetur viktimë e traumës akustike”. 

Të dy u trajtuan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.