Grabiti dy vëllezër dhe i shantazhoi duke u kërkuar para, arrestohet 32-vjeçari në Shkodër

Kronike

Publikuar: 03/01/2025

Grabiti dy vëllezër dhe i shantazhoi duke u kërkuar para, arrestohet 32-vjeçari në Shkodër

Një 32-vjeçar i identifikuar si Zikjan Lela është arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi kërcënoi me armë zjarri dy vëllezër dhe më pas iu mori telefonin.

Policia thotë se i arrestuari, në lagjen “Qemal Stafa” u ka kërkuar dy vëllezërve 20.000 lekë për kthimin e celularit, lekë të cilat i ka marrë, por nuk e ka kthyer celularin.

Autoritetet pohojnë se kanë sekuestruar shumën parave dhe celulari që autori u mori dy vëllezërve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në kuadër të operacionit policor të koduar  “Return”, kapën dhe vunë  në pranga shtetasin Z. L., 32 vjeç,  lindur në Tiranë  dhe banues në Shkodër. Ky shtetas në lagjen “Qemal Stafa” dyshohet se nën kërcënimin e armës,  i ka marrë një celular shtetasit E. M., 24 vjeç, i cili ishte së bashku me vëllain e tij,  dhe një ditë 32-vjeçari, u ka kërkuar 20.000 lekë për kthimin e celularit, lekë të cilat i ka  marrë por nuk e ka kthyer celularin. Gjatë operacionit shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar  në cilësinë e provës materiale shumën  e parave dhe celularin që ky shtetas i mori dy vëllezërve”, informon policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.