“E vrava se më kishte borxhe” – Masakroi me thikë fqinjin e moshuar, lihet në burg 39 – vjeçari në Durrës

Kronike

Publikuar: 03/01/2025

“E vrava se më kishte borxhe” – Masakroi me thikë fqinjin e moshuar, lihet në burg 39 – vjeçari në Durrës

Gjykata e Durrësit ka vendosur “arrest në burg” për Fatjon Janina, 39 vjeçari i cili akuzohet për vrasje me dashje.

Më 30 Dhjetor, 39 vjeçari masakroi me thikë dhe çekiç fqinjin e tij të moshuar Paulin Gina.

I pyetur nga gjyqtari Rexhep Bekteshi rreth motivit të ngjarjes, Janina ka mbajtur të njëjtin version sikundër edhe përpara grupit hetimor në momentet e arrestimit të tij.

Sipas tij, viktima Paulin Gila i kishte borxh 200 mijë lekë dhe nuk ia kthente.

82-vjeçari jetonte i vetëm ne apartamentin e tij ku edhe u gjet i vdekur në lagjen 16 të qytetit të Durrësit.