Fishekzjarrë dhe spektakël, Zelanda e Re mirëpret Vitin 2025

Botë

Publikuar: 31/12/2024

Fishekzjarrë dhe spektakël, Zelanda e Re mirëpret Vitin 2025

Qyteti më i madh i Zelandës së Re mirëpriti vitin 2025 me një shfaqje verbuese të fishekzjarreve në Sky Tower të Auckland-it.

Shfaqja pesëminutëshe e fishekzjarrëve Sky Tower, e cila është më e larta në hemisferën jugore, filloi me një numërim mbrapsht prej 10 sekondash të projektuar në bazën e kullës.

Njerëzit në mbarë globin po bëhen gati për t’i thënë lamtumirë 2024-ës me një sërë festimesh.