I biri akuzohet se trafikoi drogë përmes bananeve, GJKKO pushon çështjen për Selim Çekajn

Aktualitet

Publikuar: 27/12/2024

I biri akuzohet se trafikoi drogë përmes bananeve, GJKKO pushon çështjen për Selim Çekajn

Gjykata e Posaçme ka pushuar çështjen për Selim Cekajn babain e Arbër Cekajt person ky që akuzohet se trafikoi 613 kg kokainë përmes një kontejnerëve me fruta.

Per të dytën herë SPAK kishte kërkuar pushimin e çështjes me argumentin që nuk vërtetohet akuza për përfshirjen e Selim Çekajt në trafik droge.

Në seancën e kaluar gjyqtari Erion Bani u shpreh se do të merrte një vendim pasi të njihej me vendimin ndaj djalit të Selim Çekajt, Arbër Cekaj, i cili u dënua për trafik lëndësh naroktike.

Selim Cekaj u arrestua në tetor të vitin 2021 pasi brenda kontenierëve të kompanisë në emër të tij, u kapën 49 kg kokainë. Deri në shpalljen e vendimit të sotëm ai ndodhej pa masë sigurie.