Përplasi me makinë punonjësin e policisë, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë

Aktualitet

Publikuar: 26/12/2024

Përplasi me makinë punonjësin e policisë, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë

Një i ri 21-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Sektori i Qarkullimit Rrugor për shkak të një aksidenti të rëndë që përfshiu një punonjës policie.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, rreth orës 01:00, në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.

Sipas burimeve zyrtare, i riu ka aksidentuar oficerin S. Sh., 30 vjeç, i cili ishte në detyrë si pjesë e patrullës së Policisë së Rendit.

Pas përplasjes, punonjësi i policisë u transportua me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.