Ky është 22-vjeçari që shiste drogë në Tiranë, u arrestua brenda parkingut në QSUT

Aktualitet

Publikuar: 24/12/2024

Ky është 22-vjeçari që shiste drogë në Tiranë, u arrestua brenda parkingut në QSUT

Kristi Buci është i riu që u arrestua ditën e sotme në kryeqytet, pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike. 

22-vjeçari është arrestuar në flagrancë në parkingun e spitalit Nënë Tereza. Duket se aty i riu e kishte pikë takimi për të shitur kokainën.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në automjetin e këtij shtetasi, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dhe më pas në banesën e tij, ku kanë gjetur në total rreth 900 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe një sasi municioni luftarak.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet pas disa muajsh hetime nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Interruption”.

Iu gjetën në automjet dhe në banesë, rreth 900 gramë kokainë, që e posedonte me qëllim shitjen, arrestohet në flagrancë 22-vjeçari.

Sekuestrohen lënda narkotike dhe një sasi municioni luftarak që u gjet në banesën e këtij shtetasi.

Si rezultat i hetimit proaktiv nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për goditjen e një rasti të shitjes së drogave të forta, është finalizuar operacioni policor i koduar “Interruption”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi K. B., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në automjetin e këtij shtetasi, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dhe më pas në banesën e tij, ku kanë gjetur në total rreth 900 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe një sasi municioni luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.