Kush është 49-vjeçarja që vrau me sëpatë bashkëshortin teksa ai flinte, në momentin e krimit në banesë ndodheshin edhe fëmijët e çiftit

Kronike

Publikuar: 24/12/2024

Kush është 49-vjeçarja që vrau me sëpatë bashkëshortin teksa ai flinte, në momentin e krimit në banesë ndodheshin edhe fëmijët e çiftit

Elvira Tahiraj është 49-vjeçarja, e cila goditi me thikë bashkëshortin e saj teksa ai flinte gjumë.

Raportohet se në momentin kur ndodhi krimi në banesë kanë qenë edhe fëmijët e çiftit, të cilët po flinin.Ngjarja raportohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm (24 Dhjetor) në fshatin Metoq të Sarandës.

55-vjeçari Llazar Tahiraj ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra, ndërsa autorja e dyshuar e vrasjes është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.