Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin e partive të vogla për listat e mbyllura

Aktualitet

Publikuar: 24/12/2024

Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin e partive të vogla për listat e mbyllura

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor.

Partitë e vogla kërkuan rrëzimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, duke i cilësuar si antikushtetuese.

Padia ishte bërë për të rrëzuar paktin midis Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste për listën e mbyllur prej një të tretave dhe ndryshime të tjera, por tashmë ankimimi është rrëzuar. Sipas ankimimit të shtatë partive të vogla dhe disa deputetëve opozitarë, formula e re bën që në parlamentin e ardhshëm rreth 100 nga 140 deputetë, të jenë të emëruar nga dy partitë kryesore.