“Përgjithmonë!”- Këngëtarja shqiptare bën publik celebrimin me futbollistin e Dortmund

Show Biz

Publikuar: 22/12/2024

“Përgjithmonë!”- Këngëtarja shqiptare bën publik celebrimin me futbollistin e Dortmund

Këngëtarja shqiptare, Loredana, i ka dhënë fund beqarisë dhe ka celebruar dashurinë e saj me futbollistin gjerman, Karim Adeyemi.

Lajmin për celebrimin e tyre e ka dhënë vetë Loredana përmes një postimi në rrjetet sociale ku ajo dhe Karim tregojnë unazat në gisht.

“02.10.2024, Përgjithmonë”, – shkruan këngëtarja krahas fotos. Kujtojmë se një vit më parë Loredana ka konfirmuar lidhjen me Adejemin, i cili është 6 vite më i vogël.

Që nga dita që bën publike romancën e tyre, çifti nuk është ndalur së postuari së bashku momente nga dita e tyre, ku nuk mungojnë dhe çastet nga ndeshjet e tij të futbollistit.